Deklaratë Publike
Themelimi i Lëvizjes Dixhitale për Dinjitet Njerëzor Prishtinë / Londër, 14 Gusht 2025.
Sot, më 14 gusht 2025, shpall themelimin e Lëvizjes Dixhitale për Dinjitet Njerëzor, një nismë qytetare të pavarur që ka për mision mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, përmes transparencës, veprimit qytetar dhe fuqisë së konsumatorit.
Kjo lëvizje lind nga nevoja urgjente për t’i kundërvënë një realiteti të rrezikshëm: ndikimit politik, ekonomik dhe mediatik të strukturave të biznesit dhe grupeve të interesit që bashkëpunojnë, hapur ose fshehurazi, me agjendën e Serbisë në Kosovë.
Në vitet e fundit, kemi parë rritje alarmante të dezinformimit, kapjen e mediave nga oligarkia e trashëguar pas luftës dhe përputhjen shqetësuese të një pjese të klasës politike me narrativën e Beogradit. Kemi parë diplomatë të huaj të paguar nga Serbia, media që i paraqesin si “zëra të pavarur” dhe një sistem gjyqësor që vazhdon të jetë peng i ndikimit mafiozo-serb.
Mesazhi ynë është i qartë:
Mjaft më.
Ne, qytetarët e Republikës së Kosovës, nuk do të heshtim. Nuk do të financojmë ata që punojnë kundër vendit tonë. Nuk do të lejojmë që e ardhmja jonë të blihet nga interesa të pista.
Veprimi ynë është paqësor, por i vendosur:
Identifikojmë aktorët e përfshirë në propagandë e ndikim armiqësor.
Informojmë publikun me fakte të verifikuara.
Organizojmë dhe mobilizojmë qytetarët për bojkot ekonomik.
Ofrojmë alternativa të ndershme për konsumatorët.
Çdo blerje është një deklaratë.
Mos financo propagandën. Mbro dinjitetin tënd. Mbro Kosovën.
Sot, Lëvizja Dixhitale për Dinjitet Njerëzor fillon punën e saj me një thirrje të qartë:
🚫 Bojkotoni mediat dhe kompanitë që përhapin narrativën pro-serbe.
🚫 Hiqni mbështetjen në rrjetet sociale.
🚫 Ndaloni blerjen e produkteve dhe shërbimeve të tyre.
Ne nuk luftojmë me dhunë. Ne luftojmë me të vërtetën, me transparencë dhe me fuqinë e kuletës së qytetarit.
Bashkohuni me ne.
Lëvizja ka lindur.
Zëri ynë nuk do të heshtë.
Vudi Xhymshiti
Themelues.
Lëvizja Dixhitale për Dinjitet Njerëzor.

